Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula, tashmë është edhe konkurrente në spektaklin “Dancing With the Stars”. Ajo është një prej konkurrenteve të kësaj gare që ka surprizuar për mirë jurinë dhe publikun.

Blogger-ja e njohur ka treguar se ka talent në kërcim dhe natën e parë i habiti të gjithë me performancën e saj. Tepër e shkathët në skenë, sikur të kishte kohë që praktikonte kërcimin, por për të arritur këtë rezultat, i është dashur tepër punë.

Ka qenë vetë Sara që ka treguar në një postim në “Insta Story” sakrificat që i duhet të bëjë gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e kërcimit.

Këmbët e saj janë vrarë dhe Sara e tregon më së miri me foton e publikuar. “Dikush të më ndihmojë”, shkroi Sara Hoxha krahas fotos se publikuar.