Trashëgimtarja e familjes në krye të Top Channel, Sara Hoxha, është shtatëzënë për herë të tretë pas dy djemve London dhe Roman.

Gjatë kësaj periudhe, Sara nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, megjithëse nuk kanë munguar fotot për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur tashmë, pasi Sara është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe pret një vajzë.

E veshur me një fustan të zi dhe të ngushtë, trashëgimtarja e familjes Hoxha shfaqet shumë e kuruar dhe me shumë klas.

Sara është e martuar me Ledion Liçon. Ata u martuan në gusht të vitit 2018 në një dasmë madhështore në Itali dhe janë prindër të dy djemve, London, i cili ka ardhur në jetë në vitin 2016 dhe Roman, në vitin 2019.