Semi Japuaj festoi dje ditëlindjen e saj dhe urimin e parë e ka marrë nga një person mjaft i veçantë për të. Pikërisht shoqja e saj e ngushtë, moderatorja Bora Zemani. Një një postim në “Insta Story, Bora i shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Edhe të kisha një motër të vërtetë, nuk do ta doja më shumë se ty! 100 vite të bukura për të voglën time.”

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” ku u pyet edhe për rikthimin e Borës dhe Donaldit, ku dukej mjaft e lumtur për dyshen.

Mirëpo teksa u pyet nga moderatoret për Borën dhe Donaldin, këngëtarja kishte vetëm dy fjalë për të thënë: Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”.