Festivali i zhvilluar ne Tirane, “Sunny Hill Festival”, mblodhi shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Në mesin e tyre, ishin dhe Sarah Berisha dhe Dj Pm, të cilët janë një ndër çiftet më të dashur të showbizz-it.

Dyshja, lidhja e të cilëve nisi brenda “Big Brother VIP”, shiheshin shumë të lumtur. Së fundmi, ka qenë blogerja e cila ka ndarë një fotografi gjatë koncertit.

Ajo shihet krah Dj Pm ndërsa ka shkruar: “Shoku i zemrës”. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, kur një fans e pyeti Dj Pm nëse ka menduar që t’i bëjë një propozim romantik blogeres, ai nuk kurseu shakatë.

“Po, do të ketë. Biles, mos me të gënjyer mbrëmë i kam propozuar. I thashë ‘A ia ndërrojmë vendin televizorit”, ka thënë Dj me shaka. Më pas shtoi: “Nuk e di, me kohë shkon gjithçka”…