Amanda Holden dukej si një vajzë në filmat e James Bond, teksa u zhvesh me bikini blu për t’u zhytur në pishinë. Ylli i televizionit, 51-vjeçe, është me pushime në Greqi. Ajo ekzekutoi zhytjen perfekte në pishinën, duke ndarë videon në Tik Tok.

Lëkura e artë e Amandës shkëlqeu pak çaste më vonë teksa doli nga uji me një palë syze dielli dhe byzylykët e saj prej ari. Ylli ka shijuar një pushim familjar në Greqi, duke u ulur në një njëbrirësh të fryrë dhe duke parë perëndimin e diellit me vajzat e saj.

Nëna e dy fëmijëve më parë zbuloi sekretin e saj për të jetuar një jetë të lumtur “Jeta është shumë e shkurtër për të qenë strikte,” tha ajo në një intervistë për Top Sante. “Jeta është për të jetuar, kështu që unë besoj në çdo gjë me moderim.”

Në një intervistë tjetër për Daily Mail, ajo shtoi: “Unë ha gjithçka, pi gjithçka. Dikur kisha një shoqe që nuk ia arriti të 50-at dhe keqardhja e saj më e madhe ishte që e kaloi jetën e saj në dietë. Unë nuk mbaj dietë.”

Ajo gjithashtu këmbënguli që çehreja e saj shkëlqyese i atribuohet gjeneve të saj dhe pijeve të shumta. të ujit. “Unë pi shumë ujë – shumë ujë kokosi – por mendoj se lëkura ime është gjenetike, sepse nëna ime duket e mrekullueshme në moshën 97-vjeçare.”