Pas dales nga burgu, reperi Fero thumboi reperen e njohur, Tayna, duke ironozuar për paraqitjen fizike të kësaj të fundit. Kjo deklaratë e Feros, mori vëmendje të madhe.
Reperja Tayna i është përgjigjur menjëherë thumbimeve të reperit Fero. Ky i fundit në një video live në rrjetin social Tik Tok me Kozakun, ku u shpreh se Taynën nuk duhet ta pyesësh a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri.
Reperja Tayna i është përgjigjur përmes një thënie ku thuhet: “Më kritiko kur të arrish në nivelin tim. Deri atëherë, thjesht mund të më admirosh.”
Kujtojmë se Fero u arrestua pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video ku reperi shihej duke rrahur një person brenda një makine.
Me këto thumbime ndaj njëri-tjetrit, pritet që me shumë gjasa, të ketë edhe “diss”-e të dy reperëve kundër njëri-tjetrit.