Ashtu si ccdo vit përpara festës së famshme të birrës, October Fest, te Bayern Munich është kthyer tradicionale foto e skuadrës e veshur në mënyrë karakteristike me kulturën e Bavarisë, edhe sivjet u publikua foto e njohur tashmë…

Ajo që bie në sy është se si Sadio Mane ashtu edhe Noussair Mazraoui kanë refuzuar të pozojnë me birrë në foton zyrtare të ekipit të Bayern Munich dhe kanë fshehur dorën e tyre.

Bavarezët kanë pozuar me birrë në dorë në festën tradicionale të Bayern Munich, ku lojtarët duhet të mbanin në dorë pijen akoolike, të dy futbollistët e lart përmendur nuk e bënë diçka të tillë.

Kjo pasi ata është besimtar të devotshëm të fesë islame, e cila ua ndalon alkoolin. Njëjtë në të kaluarën kanë vepruar edhe futbollistët tjerë myslimanë.
Më herët i ka ndodhur e njëjta gjë edhe Frank Ribery dhe Mehdi Benatia që gjithashtu kanë pozuar në foton karakteristike pa gotën e birrës në dorë pasi bëhet fjalë për alkool.

E famshme do të mbetet video teksa gjatë festës së titullit kampion, një shok skuadre ka derdhur birrën në kokën e Ribery që nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest duke ia vënë në dukje…

VIDEO