Reperja e njohur e Kosoves, Loredana, padyshim është njëra ndër artiestet më të suksesshme shqiptare. Loredan numëron koncerte të shumta në Kosovë por dhe jashtë vendit, prej ku paguhet me shifra të majme.

Shpesh, Loredana poston foto ku shfaq veturat e saj luksoze, si dhe veshjet që kapin shifra të larta. Së fundmi, Loredana publikoi një foto në “Story” në Instagram, ku shihet me një maskë në fytyrë dhe me një shumë parash në dorë.

LEXO EDHE: “Dua 120 mijë euro për të përformuar”, këngëtarja e njohur nga Kosova “lë nam”

Mesa duket, Loredana ka dashur të rikujtojë se ajo ka mjaftushëm para për të bërë jetën që ajo dëshiron. Kujtojmë që ditën e djeshme, është komentuar shuma marramendëse prej 120 mijë euro, që ajo ka kërkuar për të performuar në “Alba Festival” në Zvicër.

“Përse nuk je në Festivalin Alba?”, ka qenë pyetja që i bëri një nga ndjekësit në Instagram. Loredana nuk nguroi t’i përgjigjej shkurt, duke thënë se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.