Nëse ka një njeri që nuk po i ndjen aspak vitet, është këngëtarja Nora Istrefi. Bukuroshja e tregut muzikor, nuk ka ndërmend të ndalet me postimet e saj, ku tregon trupin e saj perfekt.

Nora Istrefi prej vitesh tashmë është në qendër të industrisë muzikore dhe të mediave rozë, pasi konsiderohet si një prej femrave më seksi në muzikën shqiptare.

Përveç sukseseve të saj në botën e muzikës, Nora ka korrur sukses edhe në rrjetet sociale, pasi vetëm në Instagram, ndiqet nga më shumë se 1 milion fansa.

Dihet tashmë se rrjetet sociale janë shndërruar në burim të ardhurash për personazhet publike dhe Nora Istrefi po shkëlqen edhe në këtë industri.

Për të treguar sërish se është në formë të shkëlqyer fizike, Nora ka publikuar një set me tre fotografi së fundmi, ku shihet me bikini dhe në poza provokuese.

Këngëtarja e njohur nuk ka aspak komplekse dhe duke pasur trupin e saj shumë “hot”, kjo gjë është mëse e kuptueshme. Fotot e Nora Istrefit me bikini, kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe janë pëlqyer nga 15 mijë persona.