Modelja Wanda Nara është rikthyer në punë pasi qëndroi për disa janvë në Argjentinë. Ish-partnerja e Mauro Icardit u rikthye në Evropë për të parë fëmijët e saj. Ajo fillimisht vizitoi Stambollin ku ish-partneri i saj, Mauro Icardi, po luan me fanellën e Galatas, më pas mori fëmijët e saj dhe vizitoi Londrën e Parisin.

E teksa ndodhej në kryeqytetin francez, nëna e 5 fëmijëve vendosi të zhvillonte një set fotografik, i cili bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale. Nara është fotografuar nën Kullën Eiffel  pa veshur të brendshme.

Trupi i saj ishte i mbuluar nga një pallto lëkure e shtrenjtë, të cilën e la të hapur në fund duke zbuluar një tatuazh pranë pjesëve intime.

Wanda Nara e cila ka 15.5 milionë ndjekës vetëm në “Instagram” shkaktoi një “tërmet” me fotosesionin e saj të ri dhe komentet vërshuan në rrjet. Pasi firmosi divorcin e saj, Wanda Nara publikon fotot hot me të dashurin e ri.