Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Me rastin 5-vjetorit të martesës së tyre, ata i kanë dedikuar shpesh fjalë të bukura njëri-tjetrit.

Xhensila ishte ajo që bëri dedikimin më të fundit, pasi ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen shumë të dashuruar.

“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve të bukura.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur me emrin Ajka. Ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë sërish prindër…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)