Rinovimi i Messit me Barcelona-n akoma nuk është zyrtarizuar dhe një fotografi e postuar nga Angel Di Maria në Instagram ka ngritur disa pikëpyetje mbi të ardhmen e numrit 10.

Marca e ka quajtur “fotografia për të cilën po flet gjithë bota”.

Në fakt, imazhi i Pleshtit me katër lojtarë të Paris Saint-Germain ndez akoma më shumë zërat e merkatos.

Ka qenë Di Maria që e ka publikuar në Instagram fotografinë me Verratti, Paredes, Neymar dhe Messi. “Amigos”, ka shkruar Di Maria.

Një shkrepje që shqetëson Barcelona-n dhe tifozët e saj.