Nuri Margui iu bashkua lojtarëve të gëzuar të Girona në paradën e tyre, pasi fituan ndeshjen e dytë të finales së “play-off”-it kundër Tenerife. Fitorja i siguroi klubit në fjalë që t’iu bashkohej ekipeve si Real Madridi dhe Barcelona në La Liga, sezonin e ardhshëm.

Gjëja që nuk e dëshironte askush për pak ndodhi gjatë festës në rrugë, pasi fotografia Nuri humbi ekuilibrin, ndërsa autobusi i hapur po manovronte pranë një peme. Arnau Martinez, një nga golashënuesit e skuadrës katalanase kundër Tenerife nxitoi në ndihmë të saj.

Pamjet rrëqethëse tregojnë Nuri, fotografen zyrtare të klubit, e varur në mënyrë të rrezikshme në ajër, duke u mbajtur prej kyçeve të duarve nga Martinez dhe shokët e skuadrës, Ramon Terrats e Gabri.

Policia, e vetëdijshme se ajo ishte në rrezik të madh, nxitoi në pjesën e pasme të autobusit në përpjekje për të zbutur rënien e saj. Për fat të mirë, futbollistët heroikë arritën ta mbanin atë dhe ta tërhiqnin përsëri në bordin e autobusit, të padëmtuar.

Në mënyrë të pabesueshme, Nuri nuk pranoi ta hiqte aparatin e saj fotografik gjatë gjithë sprovës. Ajo bëri shaka për përvojën e tmerrshme në Instagram, menjëherë pas, duke thënë: “Çfarëdo që të ndodhë, mos e lësho kamerën”.

Girona është rikthyer në La Liga tri sezone pas rënies nga elita e futbollit spanjoll. Pau Villafane, i cili gjithashtu postoi pamjet e incidentit, tha me shaka: “Arnau Martinez…, nga vra*ësi i Tenerife deri te shpëtimtari i fotografes”.