Rikthimi i Bora Zemanit me Donald Veshaj ishte lajmi kryesor i ditëve të fundit. Por mesa duket, pas fotos që po qarkullon së fundmi në mediat sociale, asgjë nuk është më e sigurt për çiftin e ribashkuar.

Bëhet fjalë për një foto ku Donaldi shfaqet në krah të Beatrix Ramosaj, të dy brenda një makine.

Nuk dihet me saktësi se kur është bërë foto, por pas përfundimit të Big Brother VIP u tha se mes çiftit nuk kishte më asgjë.

Fotoja është publikuar fillimisht nga “Kryefjala”, ndërsa tashmë gjendet kudo në rrjet.

Por a është kjo foto një dhuratë për Donaldin nga Beatrix për ditëlindje?

Në fakt, ende nuk dihet nëse foto është shpërndarë nga Beatrix, pasi nga këndi, duket si një selfie e shkrepur nga këngëtarja apo një montazh i fansave.

Deri tani nuk ka asnjë reagim, as nga Donaldi dhe as nga Trixa. Kjo foto vjen disa ditë pasi Semi “zyrtarizoi” lidhjen e Donaldit me Borën, ndërsa sot aktori publikoi këngën e radhës, që thuhet se është dedikim për moderatoren.