Qveria franceze ka vendosur të heqë fashat e moshës për sa i përket kryerjes së vaksinës anti-Covid. Nga 12 maji, të gjithë të rriturit do të kenë mundësi të kryejnë vaksinën anti-Covid në qendrat e hapura.

Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale presidenti Emmanuel Macron, që tha se të gjithë të rriturit mund të aplikojnë për të kryer vaksinën nëse ka ende doza të lira.

Aktualisht, në Francë vaksinën mund ta kryejnë personat deri në 55 vjeç, por nga 12 maji kjo “pengesë” do të hiqet. Të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë për të kryer vaksinën, duke prenotuar një dozë.