Një burrë, për momentin ende i paidentifikuar, ka tentuar të hyjë i armatosur me një bombë molotov në mjediset e Eliseo, që është pallati presidencial në Francë.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja franceze “Le Figaro”, që tha se ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite. Bashkë me personin e arrestuar ishte edhe një çift, që bënte fotografi dhe video.

Të tri këta persona kanë përfunduar në pranga dhe janë shoqëruar në polici, për t’u marrë në pyetje. Për momentin ende nuk dihen arsyet e këtij motivi.

Mësohet vetëm se personi ka deklaruar se është një artist dhe se nuk kishte si qëllim të kryente asnjë akt të dhunshëm.