Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka dashur të frenojë entuziazmin pas fitores së Djajve të Kuq në Kupën e Anglisë kundër Watford.

“Ka qenë një javën e rëndësishme, nëse fitojnë kundër Burnley-it mund të rrisin presionin ndaj Liverpool-it”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

“Megjithatë, ashtu siç ngjitesh, ashtu edhe mund të biesh. Spurs dhe Chelsea e kanë bërë këtë dhe flitet që tani për shkarkim. Por Ole ka eksperiencë dhe do të jetë me këmbë në tokë”.

“Nuk dua të flas shumë para kohe siç kam bërë në të kaluarën. Nuk dua të bëhem përsëri një meme. Por si tifoz i futbollit është normale të emocionohesh për gjëra të tilla”.