Moderatorja e njohur, Erjola Doci, njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe kësaj radhe, ka folur per futbollistin kuqezi, Eros Grezda. Sipas moderatores, Erosi i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”!”- tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”

Kujtojmë që Eros Grezda ka qenë i lidhur me modelen e njohur shqiptare, Oriola Marashin. Tani po aludohet prej kohësh se është hedhur në krahët e një modeleje spanjolle.

Modelja spanjolle, e quajtur Nicole, ka publikuar një fotografi me Eros Grezdën, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre…