Sergio Ramos nuk ka rinovuar ende me ekipin e Real Madridit. Kapiteni dhe drejtuesit e quajnë të kryer arritjen e marrëveshjes, por për sa kohë nuk ka një firmë në kontratë palët mund të krisen.

Kapiteni i madrilenëve është lideri i kampionëve dhe pavarësisht viteve po bën mjaft mirë në fushën e lojës. Trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë presidentit Florentino Perez se e do në skuadër.

Spanjolli nga krahu i tij po shqyrton dhe interesimin e PSG dhe Manchester City. Ramos do të thyejë çdo rekord në Madrid, por për sa kohë Reali nuk i bën ofertën e duhur gjithçka mund të ndodhë.