Qeveria e Australisë është gati të marrë një masë ekstreme për të luftuar pandeminë Covid-19. Sipas mediave vendase, pritet një mbyllje totale e kufinjve të Australisë për gjithë vitin 2021.

Kjo masë merret për të mbrojtur popullsinë nga infektimi. Sipas Ministrit të Shëndetësisë së Australisë, Brendan Murphy, kjo është një masë e pashmangshme, duke parë se pandemia është ende në ritme të larta në botë.

Kufinjtë do të mbyllen dhe të gjithë ata që do të vijnë do të karantinohen për dy javë në hotele të posaçme. Mendoj se shumicën e kohës të këtij viti do ta kalojmë me kufinjtë e mbyllur”, tha Murphy,