Ashtu si cdo fundjave qe sigurisht na ka rezervuar aksidente kjo per shkak te trafikut te renduar dhe levizjes se madhe te automjeteve, edhe kjo e diele ka sjelle probleme ne rruget e Shqiperise.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë, ku një makinë është përmbysur në rrugë. Makina është që është përmbysur është futur në korsinë e gabuar, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forcat e policisë. Video eshte publikuar nga ABC News.

VIDEO E ABC NEWS

Nga të dhënat e para në vendngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Fundjava ka sjellë trafik në jug të vendit, pasi numri i qytetarëve shqiptarë por edhe të huaj që kanë udhëtuar në drejtim të bregdetit ka qenë mjaft i lartë.

Trafiku ka qene kilometrik dhe bëhet fjalë për rrugën dytësore Tiranë-Durrës, por e njëjta situatë u paraqit edhe në autostradë. Gjithashtu probleme me trafikun ka patur edhe në Vlorë, ku numri i lartë i makinave e ka vështirësuar qarkullimin.

Ndërkohë Policia Rrugore ka kërkuar gjatë ditës së sotme që mjetet të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ruajnë distancën mes tyre, në mënyrë që të mos bëhet kaos në rrugë por edhe të mos shkaktohen aksidente.