Pas disa ditëve me shi, fundjava do të sjellë diellin e munguar. Vendi ynë do të dominohet sot nga një mot i kthjellët përgjatë gjithë ditës.

Nuk do të mungojnë as vranësirat që do të jenë më të dukshme në zonat malore gjatë pjesës së dytë të ditës, ndërsa ultësira perëndimore do të përfshihet nga kthjellimet.

Sa i përket temperaturave, pritet një ngritje e lehtë ditën e sotme, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.