Fundjava e kaluar ka sjellë një tjetër bilanc lufte në Nju Jork. Të paktën 2 të vdekur e 18 të plagosur janë regjistruar gjatë 3 ditëve të fundit (e premte-e diel) në rrugët nju-jorkeze.

Disa shkëmbime me armë zjarri janë regjistruar në zona të ndryshme, duke vënë në dyshim sigurinë në rrugë dhe jo vetëm. Një trend ky i përplasjeve me armë zjarri që është rritur shumë kohët e fundit.

Krimi i organizuar në rritje dhe siguria në rënie janë kthyer në dy temat kryesore të politikës së Nju Jorkut. Kjo mund të kthehet në një argument politik për zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Nju Jorkut.