Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh se ukrainasi Oleksandr Usyk (mban titujt e kategorive WBA, WBO, IBF) nuk dëshiron që ata të përballen këtë vit. Më tej, Fury u shpreh se nuk do të presë shumë, por do të shohë përreth dhe do të zbulojë javën e ardhshme sfidën e radhës.

Fury pat lënë si afat datën 1 shtator për të arritur marrëveshjen, por pasi kaloi kjo datë britaniku dha se Usyk po ikën e po fshihet, duke e konsideruar një boksier të peshës së mesme. “Usyk më ka përmendur emrin në rting pas duelit të tij të fundit. Unë i ktheva përgjigje dhe i thashë le të duelojmë këtë vit”, tha Fury.

Unë po pres përgjigje për oferta nga vende të ndryshme, por ukrainasi deklaroi se nuk dëshiron të duelojë më këtë vit, por vitin tjetër. Ndaj, unë s’do të pres për askënd. Javën që vjen do të zbuloj sfisën time të radhës”, tha Fury që do të marrë pjesë në një evenet të WWE-së këtë javë në Skoci.