Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet e formuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Romanca e tyre rezistoi dhe pas daljes nga formati televiziv e dyshja vazhdojnë të jenë bashkë.

Por, siç në çdo marrëdhënie edhe në të tyren jo çdo gjë shkon vaj. Sarah, së fundmi ka treguar hapur çfarë e bezdis tek partneri i saj.

Madje nuk ka nguruar që duke u nisur nga lidhja e saj t’i japë një mesazh edhe të gjithë vajzave single.

Teksa kanë qenë në një tavolinë duke parë një ndeshje futbolli, blogerja ka filmuar PM-in të mërzitur ku shprehet: “Ky i imi është super i mërzitur se Milan po del 1 me 1 ose nuk e di.

Një mesazh për ju vajzat që jeni single, mos gjeni të dashur që dashuron futbollin, sepse gjithmonë do të jeni në vend të dytë”, shkroi Sarah.