Pas 3 vjetësh në Serie A, Parma bie sërish në Serie B dhe zyrtarisht sot mund të quhet ekip që ka prerë biletën për të luajtur sezonin tjetër në kategorinë e ulët në krahasim me elitën…

Nuk ishte një mbrëmje me fat për verdheblutë, që megjithatë ishin në agoni. As merkato e janarit me superfuqizime dhe as ndërrimi i trajnerëve nuk solli dot shpëtimin, kështu që i bashkohet Crotones që gjithashtu ka rënë në Serie B zyrtarisht…

Por, nëse dikur me fanellën e Parma luante Andi Lila në Serie A, sot një shqiptar i bën gjëmën dhe i gozhdon matematikikisht me rënie.

Ai është Mërgim Vojvoda i Torinos dhe futbollisti i Kosovës, që me golin e tij i jep ekipit granata 3 pikë të arta dhe i shkakton humbjen fatale ekipit verdheblu.