Zemra e Charlie Wyke papritmas pushoi së rrahuri dhe qëndroi mes jetës e vdekjes për katër minuta. Një moment ishte duke u stërvitur, por gjithçka rreth tij u errësua papritur. Ishte një atak kardiak, ashtu siç ndodhi me Eriksen. Për t’i shpëtuar jetën ndërhyri trajneri i tij, i pari që e shpëtoi duke përdorur defibrilatorin.

Një ndërhyrje providenciale që kumbon fjalët e futbollistit 29-vjeçar. Sot ndihet mirë dhe në ndeshjen kundër Birminghamit pa sërish dritën, shijoi atmosferën e garës, (ri) shijoi barin dhe dëshirën e çmendur për të mos hequr dorë nga pasioni.

“Në jetë nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë me ju…. Nëse tekniku nuk do të ishte trajnuar dhe mjeku nuk do të kishte qenë atje, atëherë unë nuk do të isha këtu sot”, – thotë Wyke në një intervistë për “Sky Sports”. Për fat, Leam Richardson kishte ndjekur kursin e planifikuar të trajtimit të klubit për shpëtimin e jetës dy javë më parë.

Wyke ka një defibrilator nënlëkuror për të parandaluar shfaqjen e një “qarku tjetër të shkurtër”. Ai ngre këmishën dhe tregon atë lloj kutie që ka në anën e majtë, nën lëkurë. Nëntë muaj më parë, pas asaj sëmundjeje të papritur, as që e besonte se do ta shihte sërish drejtkëndëshin e gjelbër si futbollist.

“Ishte dita më e frikshme e jetës sime. Isha duke u stërvitur normalisht dhe u shemba në tokë. Kur u përmenda pashë uniformën time të prerë dhe pesë anëtarë të stafit që qëndronin sipër meje… As që e dija se çfarë më kishte ndodhur. Mbaj mend që tekniku bënte me dorë për t’i thënë se isha i sëmurë, or as që mund të flisja”.

Absolutisht i shkatërruar. Wyke e përdor këtë shprehje për të përshkruar ato minuta në të cilat pa vdekjen me sy. Gjatë transportit me ambulancë ai ishte mjaft i kthjellët për të kuptuar peshën e situates: “Ai udhëtim në spital me një ambulancë ishte shumë i frikshëm. Kur më thanë se ishte një arrest kardiak, menjëherë mendova se karriera ime futbollistike kishte mbaruar. Ishte e tmerrshme, isha plotësisht i shkatërruar”.

Pranë sulmuesit të Wigan-it ishte një engjëll i veçantë mbrojtës: mjeku i klubit, Jonathan Tobin, i njëjti mjek që i shpëtoi jetën Fabrice Muamba në fushën e “White Hart Lane” 10 vite më parë. Ai e mbajti nën vëzhgim. Një rastësi fati, nga ato që të bëjnë të mendosh dhe të ndryshosh jetën përgjithmonë.

Kthimi në normalitet, në futboll, megjithatë, është vetë mrekullia. Përralla e Wyke rrezikoi të kishte një fund tjetër kur marsin e kaluar, sërish gjatë një seance stërvitore, u aktivizua mekanizmi në gjoksin e tij. Frika ishte afër, por ai mbeti në këmbë.

Atij iu dha një sinjal shumë i qartë, duhej “t’i varte këpucët në gozhdë”. Në fakt nuk ishte kështu, ai thjesht duhej të ndryshonte terapinë e tij me ilaçe dhe është ende në ekip sot. “Rob Cooper i spitalit të Liverpool nuk është vetëm kardiologu im, e konsideroj atë një familje. Më ngushëllon fakti se e ka përherë një sy nag unë. Zgjohem çdo mëngjes dhe i dërgoj atij ritmet e zemrës”.

Imazhet e futbollistit danez, i cili rrëzohet në fushë gjatë Kampionatit Evropian, janë ende të gdhendura në mendjen e tij. Ka qenë edhe ai atje, e di se çfarë do të thotë tmerr dhe çfarë ndjesie ke pas një ataku kardiak:

“Kthimi në fushë më bëri të ndihem më mirë. Është beteja më e vështirë që kam jetuar ndonjëherë dhe gjeta një forcë të brendshme që nuk e mendoja se e kisha. Christian ishte një model për mua, një shembull për t’u bërë i fortë dhe me guxim për të luajtur sërish”.