Një gabim njerëzor, në një sabiliment në Baltimora, ka sjellë shkatërrimin e 15 milionë dozave të vaksinës Johnson&Johnson, çka ka sjellë dorëzimin me vonesë të kësaj vaksine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e konfirmoi “New York Times”, që i referohet burimeve federale.

Impianti drejtohej nga një shoqëri partneve e Johnson&Johnson dhe AstraZeneca. Sipas mediave amerikane, përbërësit e dy vaksinave janë përzier gabimisht, duke shkatërruar miliona doza, duke vënë në dyshim dhe dorëzimin në afat të kësaj vaksine muajt në vijim.

Dozat e dëmtuara i përkisnin një sasie të vaksinave që do të dorëzoheshin në Amerikë dhe jo në Europë. Gjithsesi, qeveria amerikane shpreson të arrijë të marrë në kohë dozat e nevojshme të kësaj vaksine nga kompania J&J, për të përmbushur premtimin e presidentit Joe Biden.