Shqipëria po luan në këto momente sfidën shumë të rëndëishme dhe vendimtare ndaj Izraelit që do të vendosë fatin e këtij grupi në Ligën B për Ligën e Kombeve.

Në rast e fiton izraeli, cdo gjë mbyllet këtu dhe do jenë pikërisht vendasit që sigurojnë vendin e parë në grup dhe marrin biletën për të shkuar në Ligën A.

Në rast barazimi ose fitoreje, gjithcka do vendoset sfidën e 27 shtatorit në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Islandës.

Për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, ndryshe nga herët e tjera me 3-5-2.

Shqipëria e nisi takimin me këtë formacion titullar: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Balliu, Laci, Abrashi, Gjasula, Asllani, Broja, Cikalleshi.

46′ 39 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, Izraeli na ndëshkon. Gabim i Hysajt, vendosje e gabuar e qendrës së mbrojtjes dhe finalizim i Shon Weissman, sulmuesit të Valladolid.SHIH GOLIN