Monza e Adriano Gallianit dhe Silvio Berlusconit ka zhgënjyer në këtë fillim edicioni duke koleksionuar 3 humbje në tre javë dhe duke kompromentuar jo pak situaten e trajnerit Stroppa qe ka thene se “skuadra nuk eshte e kompletuar”
Në merkaton e verës u përfolën shumë emra që mund të bashkoheshin me skuadrën që debutoi në Serie A, por shumë pak prej tyre arritën marrëveshjen. Në një intervistë të dhënë së fundmi, drejtori i përgjithshëm Adriano Galliani zbuloi se objektivi më i madh i skuadrës së tij ka qenë vetëm Paulo Dybala dhe jo Mauro Icardi.
“Kampioni i madh që u përmend nga presidenti ditët e fundit është Dybala. I kisha ftuar agjentët në shtëpinë time, por lojtari preferoi Romën”,-tha për “Corriere della Sera”. Dybala ishte dëshira e madhe e Monzës për sulmin, por argjentinasi u tundua menjëherë nga kryeqytetasit.
Mauro Icardi ishte emri që u përfol për një rikthim në Itali, por duket se ka qenë vetëm një spekulim, teksa Galliani e ka shmangur sulmuesin e PSG-së. Monza është mundur nga Torino, Udinese dhe Napoli në tre javët e para dhe ende kërkon rezultatin e parë pozitiv në elitën e futbollit italian.