Një lojtar shumë interesant ka bërë lëmsh shumë klube në Europa. Fjala është për mesfushorin Florian Neuhaus. Futbollisti i Borussia Monchengladbach po kalon një sezon mjaft të mirë në Bundesligë dhe ka tërhequr shumë vëmendje.

Ai ndodhet në lupën e Liverpool, Manchester City, Juventus dhe Bayern Munchen. Të 4 klubet e mëdha të Europës e duan dhe po mundohen ta rrëmbejnë.

Gara është e fortë dhe Monchengladbach ka hapur ankandin për klubin që ofron më shumë për të. Dëshira e lojtarin nga krahu tjetër është të largohet dhe pritet që lëvizja të konkretizohet në verë.