Paul Gascoigne kujton tërbimin e Alex Ferguson kur ai zgjodhi Tottenham përpara Manchester United. Ish-futbollisti kontravers anglez ishte një nga “perlat” e mëdha të Premier League më 1988…

“Unë së pari fola me Liverpool-in. Kur Dalglish më telefonoi, nuk kuptova asgjë që ai tha dhe gjithçka u shemb. Pastaj fola me Ferguson, i cili po shkonte me pushime dhe më donte në “Old Trafford”. Unë u sigurova se ai do ta bënte këtë, sigurisht. Por, më pas më telefonoi Tottenham. Babai im tha se unë duhet të shkoja te Manchester United, por Tottenham veproi me zgjuarsi, iu dha prindërve një shtëpi, – kujton Gazza, i cili vazhdoi më tej:

– Atëherë, babai im pranoi menjëherë, madje kërkoi një BMW.  Ishte për shkak të kësaj, që marrëveshja u mbyll përfundimisht. Më vonë mora një letër nga Ferguson, ku më quante bastard dhe të trashë. Nuk më ka folur pastaj për gjashtë vite”. Gascoigne luajti katër sezone me “Spurs”, para se të shkonte në Itali, te Lazio. Ish-mesfushori ka pranuar në të kaluarën se gabimi i tij më i madh ishte mospranimi i asaj oferte nga “Old Trafford”.