Eneda Tarifa është një prej këngëtareve më të dashura të publikut. Para pak muajsh, këngëtarja dhe moderatorja e njohur, festoi 40-vjetorin e saj.

Së fundmi, e ftuar në “ABC e pasdites”, Eneda Tarifa rrëfeu se kjo periudhë, ka qenë si një “etapë rilindjeje” për të.

“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet.
Pak më shumë vlerësim për veten. Kam humbur kohë me ata që s’duhej”, ka thënë ajo fillimisht. Më pas, Eneda është pyetur nëse do të ketë një martesë të dytë. Ajo tha:

“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize; do ta marr jetën si të më vijë. Po erdhi le të vijë. Bujrum, derë e hapur”, ka thënë këngëtarja.

Kujtojmë se në vitin 2018, Eneda Tarifa i dha fund historisë së dashurisë me Erjon Zaloshnjën. Eneda, së bashku me Erjon Zaloshnjën, janë prindër të një vajze që quhet Arias.