Princesha Leonor, vajza 17-vjeçare e Mbretit Felipe VI dhe Letizia Ortiz, do të kishte një dashuri me Gavi. Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, vajza do të kishte një dosje të mbushur me foto të futbollistit të Barcelonës.

Mesfushori së fundmi i dha monarkut një fanellë me autograf, por një madhësi më të vogël se zakonisht. Dhe këtu filluan thashethemet e para…

Për shumë, dhurata e Gavi do të ishte në fakt për Leonor, e cila duket se nuk ka mbetur imun ndaj sharmit të sportistit. “Ai është lojtari më i bukur i kombëtares spanjolle, është beqar, por flirton shumë”, kanë thënë gazetarët e programit televiziv Socialitè.

Sipas thashethemeve, Leonor së fundmi do të kishte mbyllur një lidhje dashurie me një djalë brazilian që ishte njohur me prindërit e saj. Duket se ka qenë distanca që ka rënduar mbi ndarjen.