E ardhmja e Brahim Diaz është ende një mister. Milani e do, Reali nuk heq dorë plotësisht.

Ditët e fundit, është folur për mundësinë e mbajtjes së lojtarit të Real Madrid në huazim për një vit tjetër ose dy, por me të drejtë blerje nga kuqezinjtë.

Sidoqoftë, Blancos kanë filluar të konsiderojnë seriozisht nëse është vërtet e përshtatshme të privojnë veten nga një lojtar si Diaz.

Me kthimin e Ancelotti në stolin e Merengues ka pasur vlerësime të mëtejshme dhe Diaz konsiderohet si një trashëgimi e klubit.

Pavarësisht gjithçkaje, Milani është i sigurt se mund të gjejë formulën e duhur për të zgjatur aventurën e tij në Milano, duke u përpjekur të bie dakord për vlerësimin e lojtarit (po flasim për 20 milionë euro).

Sidoqoftë, dyshimet mbeten në Spanjë dhe sot “As” ngre zërin duke vendosur talentin nga Malaga më lart se sa Gareth Bale i viteve të fundit.

Gazeta spanjolle pranon pamundësinë e blerjes së kampionëve të rinj si Mbappé dhe Haaland, prandaj sugjeron të shikohet në shtëpi, dhe posaçërisht te fantazisti spanjoll i huazuar te Rossonerët dhe ku gjeti më shumë minuta.

AS shprehet në këto terma: “Më 3 gusht ai do të mbush 22 vjeç, një moshë perfekte për të treguar të gjithë talentin e tij te Real Madrid.

Duket absurde ta dënosh atë me një tjetër kurs në Milano te Ibrahimovic dhe Theo… Ancelotti tani duhet ta provojë atë dhe të ndezë dritën jeshile…

Edhe pse ka elementë si Lucas Vazquez, Rodrygo, Asensio dhe Gareth Bale. Më mirë të fshish lojtarin e golfit dhe të shpëtosh lojtarin e futbollit. Brahim Diaz vjen një mijë herë para Gareth”.