Amy Christophers, e cila fitoi famë në shfaqjen televizive “Married At First Sight”, është prezantuese për kanalin e mediave sociale të ‘Racing TV Raceday’. 35-vjeçarja po intervistonte lojtarët e hipizmit në Beverley të shtunën, kur i ndodhi e pabesueshmja.
Një grup burrash dukej se po argëtoheshin mirë me Amy, pasi ajo u kërkoi atyre t’i tregonin përshtypjet më të mira si tifozë. Por, pasi imitoi kalërimin e një kali, një nga burrat e preku në mënyrë të papërshtatshme, duke i goditur me shuplakë të pasmet. Njëherazi, tifozi plangprishës i tha “hidhe këtë video në internet”.
Ajo u turpërua dukshëm dhe e sfidoi burrin që kaloi kujfijtë sapo kamerat ndaluan së rrotulluari. Amy i tha “Mail”: “U ndjeva e degraduar dhe e turpëruar. Ai po përpiqej të më tallte para njerëzve. Pasi u fikën kamerat, u ktheva dhe i thashë: A mendoni vërtet se ishte diçka e përshtatshme? Unë nuk pres që të shkoj në punë dhe të më prekë të pasmet një i huaj. Nuk është e lejuar. Ai më bëri të ndihem e sëmurë”.
Duke iu përgjigjur dikujt në Twitter, i cili e nënvlerësoi incidentin, ajo shtoi: “Nuk po qeshja, u turpërova! Unë isha duke punuar. Kjo nuk është në rregull! Nëse mendon se një kontakt i tillë pa pëlqim është në rregull, atëherë ndoshta edhe ti je problemi! Unë mund të ngre padi për këtë”.
Sally Iggulden, shef ekzekutiv në Beverley, tha se kanë një qasje të tolerancës zero ndaj mosrespektimit të papërshtatshëm dhe po përpiqen të gjejnë garuesin në mënyrë që të mund ta ndalojnë atë: “Ne jemi të tmerruar nga veprimet e një individi në takimin e së shtunës. E kontaktuam Amy menjëherë pas incidentit për t’i kërkuar falje dhe ofruar mbështetjen tonë të sinqertë.
Vedrora e Beverley ka përdorur gjithmonë një qasje me tolerancë zero ndaj çdo forme mosrespektimi të papërshtatshëm. Tashmë jemi në procesin e studimit të pamjeve të incidentit nga kamerat CCTV. Kushdo që zbulohet se ka kryer ndonjë shkelje të kësaj natyre mund të presë një ndalim të përjetshëm nga hipodromi i Beverley”.