Monika Kryemadhi tha se është e rëndësishme që shqiptarët të kujdesen si për look-un dhe për shëndetin e tyre, teksa fliste për akuzat se ka shpenzuar qindra-mijëra euro për ndërhyrje estetike.

Gazetarja Eni Vasili ka vendosur ta “ngacmojë”, duke i thënë se është e dukshme që ka ardhur në formë, por Kryemadhi modestinë ia ka faturuar gjeneve.

Eni Vasili: Ke ardhur pak në formë nuk mund të mos e themi. Je shumë mirë…

Monika Kryemadhi: Është edhe pak gjenetike. Prandaj Edi Rama thotë merruni me operacione plastike, se ato janë shkrimet më të klikuara.

Vasili: Do na e thuash sekretin?

Kryemadhi: Shqiptarët merren më shumë se çfarë vesh dhe si duket një politikan sesa me skandalet e mëdha, ajo dihet”, tha Kryemadhi.

Në emisionin “Open”, Monika zbuloi dhe një episod të pazakontë, duke thënë se teksa po i dilte narkoza nga operacioni, iu shfaq në ëndërr Sali Berisha.

“Kam bërë edhe një cist në kokë madje kur më ka dalë narkoza, i kam thënë edhe Ilirit, më ka dalë në ëndërr Sali Berisha…” tha mes te tjerash Kryemadhi.