Ky Milan është model i futbollit në Itali, nën flamurin e qëndrueshmërisë. Ivan Gazidis foli për këtë në një intervistë për “Affari & Finanza”: “Ne kemi trashëguar një klub me performancë zhgënjyese sportive dhe vështirësi serioze financiare. Bëmë zgjedhje radikale, e rindërtuam klubin që nga themelet e tij dhe e kthyem konkurrues në Itali dhe së shpejti edhe në Evropë.

Më e rëndësishme se strategjia është mënyra se si bëhen gjërat. Ne kemi zgjedhur të nënshkruajmë me lojtarë të rinj dhe t’i bëjmë ata të rriten brenda klubit. Jo shpenzime, por investime për të ardhmen. Kur erdha unë, dy të tretat e partnerëve tregtarë ishin italianë, sot dy të tretat janë ndërkombëtarë.

Vlera e partneriteteve të biznesit është shumëfishuar. Të gjitha të ardhurat janë investuar në klub. Është një rreth i virtytshëm. RedBird? Ka aftësi të mëdha në biznesin sportiv dhe një reputacion të lartë ndërkombëtar. Mesazhi që pronarët e rinj na transmetuan është vullneti për të vazhduar rrugën e menaxhimit tonë të virtytshëm”.

Gazidis foli edhe për Maldinin, për raportin e të cilit u thanë shumë gjëra dhe jo gjithmonë idilike: “Unë nuk mendoj se fjalët janë të nevojshme për të përshkruar vlerën kulturore dhe menaxheriale që Paolo Maldini dhe Frederic Massara, veçanërisht kombinimi i të dyve, i kanë sjellë Milanit.

Paolo Maldini është punësuar në rol drejtuesi jo një herë, por dy ose tri herë, përfshirë rinovimin e fundit për të cilin shpreha mendim të favorshëm te pronarët e rinj”.

Për të ardhmen e tij (kontrata i skadon në nëntor), Gazidis u përgjigj kështu: “Koha e duhur për të diskutuar me pronarin e ri do të jetë pas ndërprerjes së kampionatit për angazhimet e kombëtareve në Botërorin e katarit”.