Që nga vera e vitit 2019, pra që kur Paolo Maldini u bë drejtor teknik i Milanit, deri më sot kuqezinjtë kanë mbyllur 33 transferime ne merkato, shumica e të cilave i kanë lejuar Djallit të ndërtojë një ekip që është sërish konkurrues dhe i aftë për ta fituar Scudetto.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, shumë baste të fituara dhe vetëm disa dështime për ish-kapitenin e Milan. Ai e pranoi vete se blerja e pare nga “dora e tij” ishte Rade Krunic te Empoli per 8 mln euro.

Por goditja e parë e madhe e Maldinit ishte padyshim Theo Hernandez, i marrë në verën e vitit 2019 nga Real Madrid për rreth 20 milionë euro. Gjithashtu në atë afat kalimtar merkatoje është edhe Rafael Leao, një tjetër protagonist i madh i Scudetto-s së 19-të të Milanit. Nuk duhet harruar as ardhja Ismael Bennacer nga Empoli gjithashtu per 16 mln euro.

Sigurisht, ka edhe deshtime si ne kete rast ishte Duarte nga Brazili, por ne vazhdim do te kete dhe disa te tjere. Në muajt në vijim erdhën Ibrahimovic dhe Kjaer, pra ata lojtarë me përvojë që më në fund rikthyen mentalitetin fitues në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve. Në nënshkrimet e mëvonshme, Maldini, së bashku me Frederic Massara tashmë të pandashëm.

Afrohen edhe te tjere qe nuk ndezen dot si Hauge, ndersa Saelemaekers erdhi nga Anderlecht por eshte ende pjese e formacionit. Dyshja e drejtuesve mbyllën afrime të reja të synuara: nga Tomori te Kalulu, nga Tonali te Giroud, përveç sigurisht Mike Maignan. Goditja e fundit e madhe nga drejtuesi i Milanit ishte Charles De Ketelaere.

Milanit i duhej një mesfushor i fortë sulmues dhe kështu kuqezinjtë shkuan drejt e te talenti i ri belg, nga i cili Maldini dhe i gjithë klubi presin shumë. Pas shumë bastesh të fituara, ish-kapiteni i Djallit shpreson të fitojë edhe këtë të fundit me ish-Bryzhin.

Nuk duhen harruar as Florenzi dhe as Messias, qe jane serish ne grup, ndersa Ballo Toure deri tani mbetet zhgenjim, ashtu sikurse edhe ne nje fare menyre Brahim Diaz nuk mundi dot qe te lere gjurme aq sa pritej. Por, mes atyre qe ende duhet te thone fjalen jane edhe Vranckx, Thiaw dhe Sergino Dest gjithashtu.