Milan po synon të sigurojë rinovimin e Ismael Bennacer, por ka disa elementë mjaft kompleksë në negociata, pretendon një raport i La Gazzetta dello Sport. Gazeta e nis nga siguria se Milani nuk dëshiron të humbasë një lojtar kyç si Bennacer dhe ata tashmë janë aktivë prej muajsh në përpjekje për të zgjatur kontratën e tij aktuale, e cila skadon në 2024.

Aktualisht algjeriani fiton pak më shumë se 1.5 milionë euro neto në sezon, dhe ideja e drejtuesve është të dyfishojë pagën e tij, megjithëse kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Agjenti i tij Moussa Sissoko shpreson të sigurojë kushte edhe më të mira për klientin e tij.

Ai kërkon rreth 4 milionë euro, pra jo shumë larg asaj që fiton Theo Hernandez, i cili rinovoi deri ne vitin 2026 me nje rroge 4.5 mln euro ne sezon. Prandaj ka një çështje ekonomike që duhet zgjidhur duke qenë se shuma e kërkuar është afër kufirit maksimal që pronësia ka vendosur për pagat e lojtarëve individualë.

Kështu që është e mundur që bonuset të hyjnë në lojë për të gjetur një marrëveshje përfundimtare. Ka një aspekt tjetër: Bennacer ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro e cila do të jetë sërish aktive verën e ardhshme.

Jo vetëm kaq, por nëse do të arrinim në verën e ardhshme – korrik 2023 – pa një marrëveshje rinovimi, tundimi për të shitur do të ishte aty për të shmangur një situatë tjetër të Franck Kessie. Miilani deshiron te heqe klauzolen ne rast se e kenaq ne rroge futbollistin!