Është dita e zgjedhjeve politike në Itali, por votuesit nuk do të jenë të vetmit që do të përballen me zgjedhje të rëndësishme në këto orë… Stefano Piolit gjithashtu i duhet të përballet me disa probleme të tjera dhe së shpejti do të duhet të zgjedhë me kë të luajë sfidat e rendesishme.

Rebic dhe Origi po përpiqen të rikuperojne nga problemet përkatëse pas derbit, ndërsa Calabria, Theo Hernandez, Kjaer, Maignan dhe Tonali po përballen me probleme të reja në funksion të sfidave të gjysmës së parë të tetorit.

Për ndeshjen ne “Castellani”, e planifikuar pas kthimit nga pushimi më 1 tetor, trajneri i kuqezinjve duhet të zgjedhë Ballo-Touré në të majtë në vend të Theo, duke u fokusuar në rikuperimin e Calabria (i cili aktualisht po kryen stërvitje të personalizuara) në tee djathte me alternativen e urgjencës Dest.

Kjaer do të lihet të pushojë: titullaret Tomori dhe Kalulu do të veprojnë në qendër. Tonali duhet te jete ne fushe: në rast se nuk ia del, ndoshta për shkak të dëshirës për të mos rrezikuar, Pobega është gati. Përpara Rebic dhe Origit, në rast rikuperimi, sigurisht që do të nisin nga pankina, gati për në Londër të mërkurën e ardhshme.

Sigurisht mungesa në Stamford Bridge e Mike Maignan, i cili pësoi një dëmtim të pulpes së majtë në ekipin kombëtar, eshte e madhe. Në vend të tij, tashmë duke nisur qe nga Empoli, Ciprian Tatarusanu, i cili u përfshi edhe në listën e Champions-it përkrah Mirantes.

I vështirë për tu rikuperuar është edhe Theo Hernandez, për zëvendësimin e të cilit vlen i njëjti fjalim i shkruar më parë, pra me Ballo-Toure ose edhe zhvendosja e Dest ne ate krah. Te shohim kur kthehet Theo.