La Gazzetta dello Sport ndalet te performanca e Fikayo Tomorit dhe kujton se anglezit nuk iu desh shume kohë për të performuar në nivelin që Milani kërkonte pasi erdhi nga Chelsea. Nëse në një vit e gjysmë gabimet e tij në mbrojtje mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por fillimi i sezonit 2022-2023 nuk ka qenë aq i lehtë.

Stefano Pioli dhe stafi i tij nuk e konsiderojnë problem faktin që anglezi ka pësuar disa mangësi përqendrimi, megjithatë kuqezinjtë kanë nevojë që Tomori të rikthehet shpejt në 100%.

Siç u përmend, ai nuk ka qenë gjë tjetër veçse një pasuri për Milanin, pasi është kthyer në një simbol të një skuadre që është gjithmonë e vëmendshme, e përqendruar dhe intensive, por ai ka bërë tre gabime këtë sezon sipas raportit te GDS.

Dy herë Milani arriti të fitonte edhe pse me veshtiresi (Tomori humbi Dzekon për golin në derbi dhe humbi Orsic në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit), por në rastin e tretë rezultati i golit të Giovanni Simeone në fitoren e Napolit, ndërsa qendërmbrojtësi reagoi vonë, ishte me fatal!

Vlerësimi mesatar i La Gazzetta-s deri më tani këtë sezon është 5.71 për Tomorin që është shumë i ulët në krahasim me normalen. Në realitet, analiza e shifrave dhe statistikave nuk tregon një rënie të performancës së Tomorit në krahasim me sezonin e kaluar: shifrat e tij janë të ngjashme me ato që kishte regjistruar në shtatë javet e para të Serisë A në 2021-22.

Dallimet e vetme domethënëse – raporton Opta – ka të bëjë me uljen e perqendrimit per te befasuar sulmuesit (6 kundrejt 12 një viti më parë), megjithatë kompensohet nga rritja e topave të rikuperuara (36 kundrejt 31). Nuk ka nevojë për panik dhe Tomori ka mjaft motivim me Botërorin në prag.