Interesimi i Milan për mbrojtësin e Spezias, Jakub Kiwior është ende shumë i gjallë sidomos pas afrimit te pare ne vere. Sipas La Gazzetta dello Sport, lidhjet e fundit erdhën nga Varshava, vendlindja e tij dhe janë perhapur ne shumë nga mediat vendase, pasi pretendojnë se Kiwior ka gjetur tashmë një marrëveshje me kuqezinjtë përpara merkatos dimërore…

Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë admirues të qendërmbrojtësit 22-vjeçar, qe mund të luajnë si mbrojtës i majtë dhe mesfushor mbrojtës përveç rolit të tij të preferuar si qendërmbrojtës. Ai bëri debutimin e tij për Spezian kundër Interit sezonin e kaluar dhe nga atehere eshte bere titullar me 23 ndeshje nga dhjetori e tutje.

Kiwior flet sllovenisht, frëngjisht dhe italisht, të mësuara falë ndihmës së bashkatdhetarit të tij Arkadiusz Reca, një bashkëmbrojtës krahu te Spezia. Idhulli i tij është Sergio Ramos dhe ai është gjithashtu një entuziast i hokejit në akull, sipas gazetës.

Ai është 1.90 m i gjatë dhe luan me te majten, kështu që ai do t’i jepte Milanit diçka pak më ndryshe në këtë drejtim. Në verë ai i tha jo West Hamit, siç konfirmoi vete lojtari, dhe në qershor 2022 Kiwior bëri debutimin e tij me Poloninë.

Ish-drejtori sportiv Pecini është ai që solli Kiwior nga Žilina e Sllovakisëteë Spezia dhe është i njëjti person që solli Skriniar te Sampdoria, përpara se ta shiste te Interi. A mund të ndjekë Kiwior rrugën e Skriniar?