Aktori i njohur i humorit në Shqipëri, Gentian Zenelaj, ka dhënënë një intervistë ndryshe për ‘FitStation” në News24, duke treguar shumë prapaskena nga jeta e tij profesionale, por dhe ajo personale…

“Kam një adresë në Tik Tok që e kam hapur prej djalit tim Danielit dhe të një moshatari të djalit tim që është Jul Deda, është 14 vjeç sa djali im që thotë hape, hape.
Të njëjtën gjë më ka bërë Juli dhe për instagramin dhe për facebook”- u shpreh aktori. Më pas, Zenelaj u pyet nga moderatorja: “Ka personazhe që tentojnë të bëjnë humor në Tik Tok?”
Gent Zenelaj u përgjigj: “Padiskutim, kur publiku ka pranuar Gentin një djalë nga Shëngjini që të bënte humor, dhe e ka përqafuar, çdo njeri i ka dyert e hapura.
Unë jam djali që kam ardhur nga një provincë e vogël, që ka njerëz kryesisht peshkatarë, pa asnjë lloji qasje arti, kush jam unë të them që nuk kanë të drejtë të tjerët”, tha mes të tjerash komediani i njohur.