Gentian Zenelaj është një nga personazhët më simpatikë në Shqipëri.

I ri në moshë, por i vjetër në skenë, Genti është një nga aktorët që i ka dhënë shumë humorit shqiptar.

Prej disa vitesh, ai është larguar nga skena e programeve të përjavshme të humorit, duke iu përkushtuar më shumë teatrit dhe emisionit investigativ ‘Stop’.

Por tashmë, Gentin do ta shohim sërish në skenë çdo javë. Ai do të rikthehet në bazë, si aktor humori në programin ‘Klanifornia’ në Tv Klan që do të nisë që nga mbrëmja e sotme.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Turjan Hysko për emisionin e mëngjesit në Tv Klan, ‘Aldo Morning Show’.

Ai u shpreh se nga ky sezon, Genti do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të Klanifornias.

‘Këtë sezon Gent Zenelajn do e kemi stabël, çdo javë, është një aktor që e dua dhe e vlerësoj shumë’ – tha Turi, një lajm vërtetë i bukur për këdo që e pëlqen Gentin si aktor.