Cristiano Ronaldo ka qenë në fushë me Portugalinë për ndeshjen e Nations League kundër Zvicrës, ndërsa Georgina Rodriguez ka organizuar një festë për 5-vjetorin e binjakëve Mateo ed Eva.

Futbollisti, i cili ka munguar me arsye, ka dhuruar një dygolësh në fushë, modelja ka festuar dhe ka vendosur një figurë kartoni me numrin 7 për festën në sallon. CR7 fiton dhe fëmijët festojnë.

“Gëzuar 5-vjetorin dashurive të jetës sime. Mamaja nuk mund të ishte më shumë krenare për ju dhe për qeniet e mrekullueshme që po bëheni. Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruar Georgina pasi ka postuar fotografitë e festës.

“Gëzuar ditëlindjen dashuritë e mia. Babai nuk mund të ishte më krenarë për ju, vazhdoni të jeni të lumtur dhe me ato buzëqeshje të bukura. Ju dua shumë”, ka shkruar Cristiano.

Djali ka dashur një tortë me Ferrari-n e kuq, ndërsa vajza ka preferuar temën “Frozën” me Elsa dhe Anna në tortën e saj. Nuk është dukur në fotografi e vogal Bella Esmeralda, e lindur më 18 prill, kur vëllai i vogël ka fluturuar në qiell menjëherë pas lindjes.

Georgina dhe Cristiano, pas dhimbjes së madhe për humbjen e fëmijës, i janë kthyer përditshmërisë me buzëqeshje dhe entuziazëm për pesë fëmijët e tjerë.