Një muaj më parë ka ardhur lajmi i ndarjes nga jeta të një prej dy binjakëve që ka lindur. Më pas ka marrë pak kohë për të pranuar humbjen dhe për të shijuar vajzën e porsalindur, Bella Esmeralda, dhe prej saj ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Tani, Georgina Rodriguez i është kthyer jetës mondane dhe me guxim ka dalë në tapetin e kuq të Kanës, duke shpalosur aksesorë firmato dhe linja marramendëse.

“Back to Cannes” ka shkruar në fotografitë e para të publikuara në rrjetet sociale për zbarkimin e saj në qytetin francez. Ka zbritur nga avioni i saj privat e pajisur me të gjithë markat më të shtrenjta, duke i mbajtur si një mburojë për t’u mbrojtur gjatë kësaj dalje të  guximshme në publik pas humbjes së dhimbshme.

Ka qenë 18 prilli kur me një komunikatë të përbashkët, Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë lajmëruar për botën dhimbjen e tyre më të madhe si prindër, ose më saktë humbjen e fëmijës.

Njëkohësisht kanë bërë të ditur se teksa i vogli nuk ia kishte dalë dhe kishte humbur jetën gjatë lindjes, e vogla ka lindur pa komplikime.

“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, kanë shkruar në rrjetet sociale. Pak ditë më mbrapa ka ardhur prezantimi i Bella Esmeralda për ndjekësit. Tani, pak më shumë se një muaj më vonë, Georgina është kthyer të marrë pjesë në ngjarjet publike.