Kur bëhet fjalë për veshjet luksoze, askush nuk di të mahnisë fansat aq sa Georgina Rodriguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos i pëlqen aksesorët e stilistëve dhe zotëron bizhuteri të çmuara: ajo nuk kursen asnjë shpenzim kur bëhet fjalë për pamjen e saj të mirëmbajtur.

Dhe të njëjtën gjë bën edhe me Esmeraldën e vogël, anëtarja më e re e familjes. Çifti ka katër fëmijë të cilëve iu shtua edhe e vogla majin e kaluar, një ngjarje shumë e lumtur për çiftin e cila megjithatë u shoqërua me dramë.

Modelja në fakt priste binjakë: njëri prej tyre u nda nga jeta pas lindjes. Vogëlushja në një nga fotot e para të ndara me ndjekësit e saj kishte veshur një veshje të dizenjuar për qindra euro, nga Dior.

Në mesin e shumë aksesorëve të bukur që modelja zotëron, është edhe çanta ikonë e Bowling Dior Vibe me vlerë 3600 euro, të cilën e solli në garderobën e pushimeve të fundit në Dubai. Dhe sigurisht që nuk është më e shtrenjta e koleksionit!

Hermes Birkin është ndoshta më prestigjiozja nga të gjitha çantat luksoze aktualisht në treg, më e dëshiruara e të gjitha kohërave: dhe është gjithashtu e preferuara e influencuesve dhe vip-ave.

Sigurisht që çmimet janë marramendëse, duke pasur parasysh cilësinë e materialeve të përdorura për t’i bërë ato dhe faktin që disa copë janë shumë të pakta në botë. Georgina Rodriguez e pëlqen shumë këtë aksesor dhe ka disa lloje, të gjitha shumë të shtrenjta.

Ajo ka një krokodil portokalli me futje paladiumi për gati 40 mijë euro: është i njëjtë me atë të Chiara Ferragni-t.

Ajo zotëron edhe një për rreth 100 mijë euro: është Himalaya 25 shumë e rrallë me lëkurë krokodili të bardhë dhe bezhë, me kapëse argjendi. Është pjesë e një edicioni të kufizuar të prodhuar në 2014.

Më në fund është më e shtrenjta nga të gjitha: krokodili Nilo me lëkurë shumë të rrallë krokodili albino, i zbukuruar me 245 diamante në kapëse.

Çmimi i saj nuk dihet saktësisht, por mjafton të thuhet se në vitin 2016 një model identik është shitur në ankand në Christie’s për rreth 300 mijë euro.

Georgina Rodriguez magjepsi fansat dhe ndjekësit me një pamje totale blu dukshëm të shtrenjtë, që shkon afër 100 mijë eurove.