Një tjetër zbulim i bujshëm në gërmimet e Pompeit. U gjet një zvarranik i vogël, me kokën e paprekur si bishti dhe njërën këmbë. Është një breshkë tokësore me vezën e saj.

Arkeologët e kanë gjetur atë nën dyshemenë e një dyqani ku po hetojnë mbetjet e një shtëpie të rrafshuar pas tërmetit të vitit 62 pas Krishtit.

Një zbulim që tregon një histori të vogël biologjike të harruar dhe të nxjerrë në dritë pas dy mijë vjetësh. Një zbulim “i cili hap një dritare në vitet e fundit të qytetit”, tha drejtori Zuchtriegel.

Ministri i Kulturës Dario Franceschini, nga ana tjetër, tha: “Pompei është një thesar i historisë që magjeps botën”.

Zuchtriegel saktësoi se ky zbulim “hap një dritare në vitet e fundit të qytetit”, ato pas tërmetit, “në të cilat i gjithë Pompei u shndërrua në një kantier të madh, pulsues”.

“Në këtë situatë, ekosistemi i qytetit ka ndryshuar”, nënvizoi drejtori, “me kafshë të egra që e gjejnë hapësirën në ambientet e përpunuara apo në dyqane si ky, në qendër”.