Gështenjat janë pa dyshim një nga ushqimet më të shijshme të kësaj stine. Përveçse të mira, ngrënia e gështenjave ofron edhe shumë përfitime shëndetësore, që nga përmirësimi i dhëmbëve e kockave, te sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sistemi nervor, kapsllëku etj.

Diabeti – Personat të cilët vuajnë nga diabeti kanë mundësi të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave, pasi karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.

Sistemi nervor – Gështenjat përmbajnë minerale dhe vitamin B që kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve neurologjike dhe funksionimin e sistemit nervor.

Zemra – Gështenjat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega 3 dhe omega 6 që ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojtjen e saj.

Hipertensioni – Nëse nuk e dini, gështenjat kanë pak natrium dhe shumë kalium, që është një gjë shumë e mirë pë rata që vuajnë nga hipertensioni.

Dhëmbët dhe kockat – Gështenja ka në përbërje të saj magnez, fosfor e kalcium, që na ndihmon të mbajmë të shëndetshëm kockat e të mbrojmë dhëmbët.

Kapsllëku – Duke qenë se gështenjat përmbajnë

fibra, ato rregullojnë florën bakteriale në zorrë dhe tranzitin e zorrëve dhe eliminojnë kapsllëkun.

Anemia – Hekuri që përmban gështenja është i shkëlqyeshëm për të parandaluar dhe luftuar aneminë dhe lodhjen kronike.